Misteri i arrestimit të peruanit Manuel Miller në Shqipëri

Jan 13, 2013 | 10:06
SHPËRNDAJE
MANUEL AUGUSTO BLACKER MILLER

Mbulohet me mister lajmi i dhënë nga mediat në Peru për arrestimin e ishministrit
të Jashtëm të këtij vendi në Tiranë. Mediat peruane njoftuan të premten
në orët e mbrëmjes se Augusto Blacker Miller ishte vënë në pranga në Tiranë.

Miller, një ish-ministër në vendin e tij, i dënuar në mungesë për grushtin e shtetit në vitin 1992, u tha se ishte arrestuar, por Policia shqiptare reagoi shpejt duke thënë se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Fillimisht, Policia shqiptare tha se Miller “nuk do të arrestohej”, duke lënë të kuptohej se të premten në mbrëmje ish-ministri peruan ishte në zyrat e Policisë, por jo nën arrest. Ndërsa dje, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit reagoi në mënyrë zyrtare lidhur me njoftimin e dhënë në disa media të shkruara dhe vizive, në lidhje me arrestimin nga strukturat e Policisë së Shtetit të shtetasit Augusto Blacker Miller. “Ju bëjmë me dije se nga strukturat policore të Policisë së Shtetit nuk është arrestuar ndonjë shtetas peruan me emrin Augusto Blacker Miller. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se shtetasi Augusto Blacker Miller nuk rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thuhej në deklaratën e djeshme të Policisë.

REFUZOHET LEJA E QËNDRIMIT

Personazhi i gjithë kësaj historie duket se nuk kishte ndonjë lidhje me Shqipërinë, derisa dje u zbulua se Miller ka një biznes në vendin tonë me aktivitet në Fier dhe zyra në Tiranë. Sipas një deklarate të bërë publike nga kompania e biznesit të zotit Miller, ai ishte paraqitur vetë në Policinë shqiptare në datën 10 janar 2013. Një fakt i tillë u konfirmua mbrëmë nga zyrtarët e Migracionit dhe Kufirit. Burime zyrtare nga ky sektor i Policisë thanë për gazetën “Panorama” se shtetasi peruan Augusto Blacker Miller është paraqitur në datën 10 janar 2013 dhe ka kërkuar leje qëndrimi në Shqipëri…

(Për me shume lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)

TRAZHGIM SOKOLAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura