Mirsad Ndrecaj varroset në Gjakovë (FOTO)

May 26, 2015 | 12:25
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit një nga të vrarët në konfliktin e Kumanovës, Mirsad Ndrecaj.

Foto nga ceremonia mortore e të vrarit në Kumanovë, Mirsad Ndrecajt

Ai, ndryshe nga të tjerët, të cilët do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë, u varros në vendin e tij të lindjes, Gjakovë.

Ceremonia mortore nisi me faljen e namazin e xhenazes në xhaminë e Sefës dhe pastaj, arkivoli me trupin e pajetë u përcoll për në banesën e fundit.

Në ceremoninë mortore morën pjesë shumë banorë, të afërm dhe miq të Ndrecajt, ndërsa politikanë apo zyrtarë të lartë të shtetit kosovar nuk ishin të pranishëm. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura