Ministrja Manastirliu, apel qytetarëve të pavaksinuar: Drejtohuni sa më parë në qendrën më të afërt! Ritmet janë të mira, por ka nevojë të…

Jul 22, 2021 | 20:03
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se vaksinimi në vend po ecën me ritme të mira, ndërkohë që po marrin dozat personat mbi 18 vjeç në kuadër të “javës së hapur”.

MAN

Megjithatë Manastirliu shton se është e nevojshme të zgjerohet mbulesa vaksinale. Ajo u ka drejtuar një apel qytetarëve të pavaksinuar që të drejtohen me një kartë identiteti në qendrat e vaksinimit të hapura deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Postimi i plotë i Manastirliut

Ritme të mira vaksinimi kudo në vend, por ka ende nevojë të zgjerohet mbulesa vaksinale.

Ndaj një apel për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar: Drejtohuni sa më parë, me kartën e identitetit me vete, në qendrën më të afërt të vaksinimit.

Qendrat e vaksinimit janë të hapura deri në orën 8 të mbrëmjes

#MbroniShëndetin

#ShqipëriaBuzëqesh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura