Ministrja Elisa Spiropali takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së: Angazhimi dhe agjenda jonë e qartë perëndimore

Oct 25, 2019 | 15:04
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka pasur sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Spiropali shprehet se kryefjala e bisedës në këtë takim, ka qenë sfidat që e presin Shqipërinë me marrjen e Presidencës së radhës së OSBE, e po ashtu edhe dialogu politik i brendshëm dhe reformat sfiduese.73028328_10158923644942926_8141557113152339968_n-1-388x450

Në një postim në Facebook, Spiropali ka shkruar:

Në takimin e veçantë të pritjes së Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger nga Kryeministri Rama.
Një diskutim i gjerë për sfidat që e presin Shqipërinë me marrjen e Presidencës së radhës së OSBE e deri tek dialogu politik i brendshëm e reformat sfiduese që ka ndërmarrë vendi ynë, ishin çështjet që fiksuan boshtin e bisedës së këtij takimi.
Angazhimi dhe agjenda jonë e qartë perëndimore, shkak për progres të #pandalshëm”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura