Ministrja e Shëndetësisë publikon shifrat: Ja sa persona janë vaksinuar deri tani

Jun 24, 2021 | 23:36
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrën e vaksinimit. Sipas saj gjatë ditës së sotme janë kryer 10012 vaksinime.

vaksinime

Ndërkohë që nga fillimi fushatës janë kryer 922,888 vaksinime. Ndërsa objektivi i qeverisë është që në muajin qershor numri të arrijë në 1 milion.

Këtë të enjte Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orë nga 2803 testime te realizuara, kanë rezultuar pozitivë dy qytetarë.

Fatmirësisht edhe ditën e sotme nuk u regjistrua asnjë viktimë nga Covid-19.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura