Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 104 persona u shëruan nga koronavirusi. Ja si është gjendja e pacientëve në dy spitalet COVID

Apr 5, 2020 | 12:09
SHPËRNDAJE

tirana infektivi karantine (10)Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se veç numrit të vdekjeve në Shqipëri që ka shkuar në total në 20 persona, ka dhe një shifër pozitive për personat e shëruar.

Në total sipas MSH janë shëruar nga COVID-19, 104 persona të prekur.  Ndërkohë që shifrat në total vazhdojnë të rriten dhe të shkojnë në 361 persona në gjithë vendin.

Ministria ka bërë të ditur se 5 pacient janë në terapi intensive në Spitalin e Infektivit, dhe një person është i intubuar.

Ndërsa në spitalin  e Sanatoriumit janë 6 pacientë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

“Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 104.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 64 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, prej të cilëve 2 janë të intubuar, ndërsa 1 pacient ndodhet në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë”, thekson Ministria e Shëndetësisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

 

– Tiranë         174 raste

– Durrës           36 raste

– Lushnje         5 raste

– Elbasan         10 raste

– Fier               25 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             16 raste

– Vlorë           5 raste

– Shkodër         38 raste

– Lezhë           14 raste

– Berat             1 rast

– Has               9 raste

– Krujë             5 raste

-Tropojë         4 raste

– Pukë               4 raste

– Mirditë        3 raste
harta koronavirus 5 prill

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura