Ministria e Drejtësisë nis në Holandë kërkesën për ekstradim të Arben Frrokut

May 4, 2016 | 17:03
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka nisur sot zyrtarisht kërkesën drejtuar autoriteteve Holandeze, për ekstradimin e Arben Frrokut.

Arben Frroku
Arben Frroku

Arben Frroku, i dënuari përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në 2013-ën është arrestuar në Holandë me dokumente të falsifikuara.

Me anë të një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit u raportua se identifikimi i tij u bë pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët holandezë.

Fillimisht ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që bëri publik ndalimin e Arben Frrokut në Holandë dhe menjëherë pas kësaj, Policia Shqiptare kërkoi informacion nga Zyra Qendrore Interpolit dhe Europolit pikërisht për këtë çështje.

Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa ishte Gjykata e Apelit ajo që e dënoi me burgim të përjetshëm. Kështu, Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vendimit të Krimeve të Rënda më datën 4 prill 2015.

Frroku u arratis nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë në sistemin TIMS para se Apeli të jepte vendim përfundimtar ndaj tij. Gjatë kohës që Frroku ka qenë në arrati, më 8 korrik të vitit të kaluar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkoi pafajësinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura