Ministria e Brendshme e Serbisë e cilëson si tentativë vrasjeje sulmin me gurë ndaj Vuçiç

Jul 11, 2015 | 17:50
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç e ka cilësuar si tentativë vrasjeje sulmin me gurë që iu bë kryeministrit Serb, Aleksandër Vuçiç ditën e sotme në Srebrenicë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë

Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, një turmë prej disa personash kanë hedhur gurë e shishe në drejtim të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Është një sulm skandaloz dhe mund të shihet si tentim vrasje”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç në televizionin serb “Pink”, raporton Reuters.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura