Ministri Majko tregon arsyen pse e shiti shtëpinë në qendër të Tiranës: Një agjenci mike për sigurinë më kërkoi të largohem nga…

Jul 11, 2020 | 21:41
SHPËRNDAJE


Majko-profil

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar pas publikimit te deklaratës se tij te pasurisë, duke treguar se pse ka ndërruar banesën dhe pse vendosi ta shiste për t’u larguar nga qendra e Tiranës.

Me një shënim ne rrjetet sociale, ministri Majko ka theksuar se banesa qe ka shitur në qendër të Tiranës, e ka mbuluar vlerën e shtëpisë që ka blere, duke iu referuar lajmeve te publikuara per blerjen e banese me vlere 232 mije euro.

Majko tregon se qëllimi i kësaj lëvizje ka qenë siguria e familjes së tij dhe jo për të bërë biznes.

Ai shton se një agjenci mike për çështjet e sigurisë i ka sugjeruar që të lëvizte nga banesa ku jetonte prej vitesh për të shkuar në një zonë tjetër përtej Unazës së Madhe.

“Sipas artikullit kisha shitur një shtëpi për 20 mijë euro(!) dhe kisha blerë një tjetër 232 mijë euro… Duket qartë që ka pasur mungesë të verifikimit të dokumentave ligjore. Qartazi, vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej unazës së madhe të kryeqytetit. Shtëpinë ku banoja më parë nuk kam pasur ndërmend ta shes.

Ndryshimi i banesës ndodhi thuajse para një viti. Arsyeja e vetme për ta ndryshuar shtëpinë nuk është “biznesi” por ishte siguria e familjes pas kërkesës nga agjenci mike. Kjo e fundit është një fakt i cili është publikuar”- sqaron Majko.

Pjese nga deklarata e pasurise se Majkos ne ILDKPI

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko përpos 232 mijë eurove që ka blerë një apartament, ka shitur një tjetër 20.000 Euro. Po ashtu ka deklaruar një pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë.

Nga paga si ministër për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë.

Sakaq Majkos i rezultojnë të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019, e cila është 16.320 Euro. Përpos shpenzimeve të tjera tepër të larta, ministri i Diasporës ka marrë një kredi prej 5 milionë lekësh, nga e cila ka shlyer 284.524 Lekë dhe ka pa shlyer 2.003.615 Lekë.

Në bazë të “Kontratë shitje pasurie të paluajtshme” me Kusht Kreditimi, çmimi i shitjes 220.000 Euro. Shitje apartamenti, 20.000 Euro. Blerje apartamenti, 232.100 Euro. Pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë.

Paga si ministër, për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë. Të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019 është 16.320 Euro.

Kredi 5 milionë lekë, shuma e shlyer është 284.524 Lekë, shuma e mbetur është 2.003.615 Lekë.

Ka paguar këstin e fundit të banesës në zbatim të kontratës së sipërmarrjes, të deklaruar më parë, shuma e shlyer është 21.630.00 Euro, shuma e mbetur është 10.000 Euro”, ka deklaruar Majko pranë ILDKP.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura