Ministri grek i Mbrojtjes flet për paktin me Shqipërinë: Çamët, kriminelë lufte, bashkëpunuan me nazistët

Jul 3, 2018 | 8:52
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe pritet te finalizohet  marreveshje Shqiperi-Greqi, me nje sere pikash perfshire, brenda edhe paktin per detin, ministri i Mbrojtjes se Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar sot se asgje lidhur me Camerine nuk diskutohet. Madje i ka etiketuar ata  “kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me nazistët”.

kamenos-735x400

Dekarata sipas mediave greke, eshte bere sot në orët e para të mëngjesit, ku Kammenos tha se ato që thuhen për çështjen e pronave nuk kanë lidhje me çamët.

Në lidhje me Zonat Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë tha ai po mbyllet duke shtuar se pakti do të shpallet në kohën e duhur nga ana e Ministrisë së Jashtme.

“Shqipëria po fillon të kuptojë se është në të mirë të saj që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë. Epiri i Veriut është rajoni ku grekët kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Çfarë thuhet në lidhje me pretendimet pronësore nuk është e lidhur me çamët. Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe me kriminelët e luftës ne nuk negociojmë“ tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura