Ministri Bumçi: Festimet për Pavarësinë fillojnë në Vlorë

Nov 3, 2012 | 11:51
SHPËRNDAJE
Aldo Bumçi

“Epiqendra e festimeve për 100-vjetorin do të jetë Vlora”. Kështu u shpreh dje, gjatë një konference për shtyp, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, i cili bëri publik kalendarin e festimeve. Kalendari përmban ekspozita etnografike e dokumentare, përurime monumentesh, festivale filmi e drame, panaire libri e koncerte. “Kremtimet fillojnë në Vlorë me ngritjen e flamurit, homazhet, dhe më pas vijojnë në Tiranë deri në orët e vona të natës. Kremtimet fillojnë në Vlorë dhe pas dreke vijojnë në Tiranë. Ka ngjarje te shumta, kemi përurimin e përmendores kushtuar 100-vjetorit, koncertet festive dhe aktivitete të tjera që do zhvillohen gjatë ditës”, tha Bumçi. Sipas këtij kalendari, më datë 27 nëntor, në orën 18:30 në Vlorë do të zhvillohet një koncert festiv me pjesëmarrje trupash artistike nga vendi. Marrin pjesë Presidenti i Republikës, kryetarja e Kuvendit, Kryeministri i Shqipërisë, trupi diplomatik, kryetari i Bashkisë Vlorë etj. Të nesërmen, po në Vlorë, në orën 10:00 do të bëhet hapja zyrtare e ceremonisë së kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, duke kryer homazhe në Monumentin e Pavarësisë dhe vendosje kurorash mbi varrin e Ismail Qemalit. Më tej, festa vijon në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura