Mimoza Shkodra po vuan ndarjen nga Seldi Qalliu, nuk duron t’i përmendin mashkull tjetër pas prishjes së fejesës

Nov 17, 2018 | 22:45
SHPËRNDAJE

Ndarja e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës ishte e papritur për fansat e tyre, pasi kur mendohej se çifti ishte drejt një dasme, u dha lajmi se nuk ishin më bashkë.

Gjithçka u konfirmua më 17 shtator, kur në natën e parë të spektaklit “Dance With Me”, Seldi pranoi se nuk ishte më i fejuar me Mimozën, me fjalët: “Ndarja paska qenë e shkruar”.

mimoza-seldi

Por pak ditë më parë mediat e Kosovës deklaruan se Mimoza po përgatit një projekt të madh, duke e zëvendësuar Seldin me një tjetër djalë, pikërisht reperin Gold Ag. U përfol se ky i fundit do të zëvendësojë Seldin në këngën e re që thuhej se do të publikohej me këngëtaren, duke qenë se ata e kishin kthyer në stilin e tyre si çift që të dilnin bashkë me duete.

Por ndërsa u përfol se mes tyre mund të kishte diçka më shumë sesa thjesht bashkëpunim profesional, këngëtarja vendosi të reagojë publikisht. “Një info për ju fansat dhe miqtë e mi. Nuk do të kem për momentin bashkëpunim me askënd, më vonë patjetër që do të ketë… Së shpejti do të dalin projekte të miat vetëm për ju! Kjo është vetëm një foto e bërë gjatë xhirimeve festive, por pse jo në të ardhmen nuk i dihet, sigurisht që me shumë kolegë do të kem bashkëpunime”, shkruan Mimoza, duke iu referuar fotos me Gold Ag.

mimoza

Ky status i Mimozës (e cila nuk e ka zakon të bëjë statuse në rrjetet sociale) u interpretua si shprehje e një vuajtjeje post ndarje, që Mimoza po kalon pas prishjes së fejesës me këngëtarin nga Tirana, Seldin. Me deklaratën e saj, ajo thekson të vijë me një këngë të re ku do të performojë e vetme, pasi nuk ndihet ende gati për ta zëvendësuar ish-të fejuarin e saj, Seldin.

Nga ana tjetër, Seldi ka hequr dorë për momentin nga projektet muzikore, sepse është i angazhuar në “Dancing With Me” në “TV Klan”, ku kërcen me Rashel Kolanecin.

Mimoza-Shkodra

Seldi dhe Mimoza u ndanë tre muaj më parë, as një vit nga dita kur shkëmbyen unazat e fejesës gjatë një ceremonie private në Zvicër. Çifti që shfaqej kudo bashkë, fshiu gjithë fotot e përbashkëta si fillim, duke sinjalizuar se marrëdhënia kishte marrë fund.

Nuk dihet se çfarë kontradiktash kanë pasur, ndërkohë që e mbanin lidhjen në distancë për faktin se Mimoza jeton prej vitesh në Zvicër, ndërsa Seldi në Tiranë. Për të qenë sa më afër njëri-tjetrit, ata praktikonin strategjinë e bashkëpunimit, duke planifikuar axhendë të përbashkët koncertesh, duke kënduar çift kudo që i ftonin.

seldi mimoza

Ata u fejuan në vjeshtën e vitit 2017, disa muaj pasi kishin filluar të shoqëroheshin. Mediat raportuan se çifti e kaloi krizën e parë të lidhjes, vetëm dy muaj pas fejesës. Atëherë u fol se Seldi kishte hequr dorë nga bashkëjetesa në Zvicër me këngëtaren për t’u rikthyer në Tiranë.

Nuk dihej çfarë e kishte detyruar Seldin, që vendosi të mos jetonte në një shtëpi me Shkodrën, me të cilën direkt pas fejesës realizoi klipin “Dashni” me një fabul dedikuar historisë së tyre, që nga njohja si kolegë në vitin 2012.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura