Milot/ 34-vjeçari ra nga tarraca e objektit ku punonte dhe humbi jetën, gjykata jep masën e sigurisë për inxhinierin e firmës së ndërtimit: Do hetohet në…

May 27, 2022 | 15:36
SHPËRNDAJE

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për inxhinierin Mondi Turhani, i cili u arrestua dy ditë më parë pas një incidenti në një pallat në milot ku humbi jetën një punonjës.

policia-Vlore12

Korrespondenti i Panorama.al, Elvis Hila raporton se inxhinieri i firmës ku bëheshin punimet, do të hetohet në gjendje të lirë.

Ngjarja ndodhi më 25 maj në zonën e Milotit ku 34-vjeçari Mark Debrova ra nga lartësia e objektit ku punonte e për pasojë ndërroi jetë.

Për këtë ngjarje, u arrestua inxhinieri i kompanisë së ndërtimit, Mondi Turhani i cili u lirua ditën e sotme dhe që do hetohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e 25 majit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.

Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për vepren penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura