Bie nga lartësia e pallatit ku punonte, ndërron jetë 34-vjeçari. Arrestohet inxhinieri

May 25, 2022 | 19:17
SHPËRNDAJE

Një 34-vjeçar i identifikuar si Mark Debrova ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati qe ishte duke u rindërtuar në Milot.

policia-Vlore1

Burime bëjnë me dije se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak te mungesës se sigurisë ne punë, ndërsa policia ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen.

Aktualisht janë shoqëruar për tu marrë në pyetje kolegët e të riut, përgjegjësi i grupit të punës, si dhe është arrestuar inxhinieri Mondi Turhani.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.

Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për vepren penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura