“Mezi presim të forcojmë marrëdhëniet tona”, Serbia uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

Nov 28, 2023 | 16:41
SHPËRNDAJE

Ministria e Jashtme e Serbisë ka uruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar për 11-vjetorin e Pavarësisë.

Serbia-2

Me anë të një postimi në rrjeti social “X”, ministria serbe, shkruan po ashtu se mezi pret që të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dialogun e ngushë”.

“Urimet tona më të sinqerta për kolegët tanë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë me rastin e  Ditës së Pavarësisë. Ne mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe dialogun e ngushtë”, shkruhet në mesazhin e Ministrisë së Jashtme serbe.

Më parë Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë e uruan edhe Ambasada e SHBA në Tiranë, ambasada Britanike, e Sekretar i Shtetit, Antony Blinken.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura