Meta uron Kardinalin Ernest Troshani për 92-vjetorin e lindjes: Martir i gjallë i Kishës, dëshmoi ferrin nga kaloi në mbrojtje të lirisë

Oct 18, 2020 | 16:32
SHPËRNDAJE

Presidenti, Ilir Meta, i ka përcjellë një mesazh urimi kardinalit shqiptar Dom Ernest Troshani me rastin e 92 vjetorit të lindjes së tij.

ilir meta

Në një postim  në facebook, Meta thotë se kardinali është  simbol i përkushtimit ndaj Hyjit, vlerave e idealit kombëtar, me një kalvar vuajtjesh, persekutimesh e burgjesh komuniste mbi supe.

Ilir Meta: Sot, në 92-vjetorin e Tij të lindjes, duke falenderuar Zotin, dhe lutur për shëndet të plotë e jetë sa më të gjatë, i përcjell urimet më të përzemërta Kardinalit tonë të dashur, Ernest Simoni Troshani. Martir i gjallë i Kishës, simbol i përkushtimit ndaj Hyjit, vlerave e idealit kombëtar, me një kalvar vuajtjesh, persekutimesh e burgjesh komuniste mbi supe, Ai na dëshmoi ferrin nga kaloi si mësues i përvuajtur i çdo gjenerate për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtje të lirisë, të drejtave e dinjitetit njerëzor. Zoti e bekoftë Kardinalin tonë të dashur dhe veprën e Tij të përjetshme frymëzuese!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura