Meta pret delegacionin e Mongolisë, zbardh detaje nga takimi: Ja për çfarë diskutuam

Nov 26, 2022 | 15:09
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka pritur delegacionin e Mongolisë që ndodhen në një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë nga Kuvendi i Shqipërisë.

ilir meta1

Meta zbulon se takimi ishte shumë miqësor dhe mori një dekoratë të lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë, Ukhnaa Khurelsukh.

“Prita sot delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, z. Battumur, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pranova me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë, z. Ukhnaa Khurelsukh.

Takimi ishte shumë miqësor dhe i urova një vizitë të mbarë në ditët në vijim,” shkruan Meta.

ilir meta ilir meta2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura