Meta homazhe për Mbretëreshën Elisabeth në ambasadën britanike: Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës!

Sep 12, 2022 | 19:38
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar këtë të hënë homazhe në selinë e ambasadës britanike në Tiranë, ku i ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeth II ambasadorit Alastair King-Smith.

meta

Përmes një postimi në facebook, Meta ka ndarë pamje nga vizita e kryera, ku shihet në praninë e Monika Kryemadhit dhe nënkryetarit të PL Agim Neshos.

“Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen”, shkruan mes të tjerash Ilir Meta.

POSTIMI I PLOTË

Sot në emër të Partisë së Lirisë, në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë, i shpreha ngushëllimet Ambasadorit Britanik, Shkëlqesisë së Tij z. Alastair King-Smith, për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos në momentet më të vështira.

meta 6 meta 7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura