Meta e akuzoi për dopio lojë në Marrëveshjen e Detit/ Basha i përgjigjet presidentit: Këtë punë do bëjë Trekëndëshi i Bermundës! Negociatat u kryen në prani të…

Dec 2, 2021 | 22:42
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj presidentit Ilir Meta pasi ky i fundit e akuzoi për dopio lojë në Marrëveshjen e Detit me Greqinë.

basha meta 101

Duke folur në “Real Story” Lulzim Basha i konsideroi këto trillime të të ashtuquajturit “Trekëndësh i Bermundës”.

Tani, trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë dhe këtë punë do dëgjoni sepse në fund rë fundit ka një faktor që ua prish status quo-në, karuselit të trekëndëshit të Bermudës. Rrotulloje nga ta rrotullosh, çdo brinjë do të thotë, do të pështyjë trillimin e vet. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i graduar, nga kryeministri Rama dhe presidenti Meta, kur ai ishte ministër i jashtëm ky i fundit dhe ky tjetri kur ishte kryeministër dhe që sot është përfaqësuesi ynë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo është e vërteta, tjerat janë trillime dhe gënjeshtra“, tha Basha.

DEKLARATA E METËS 

Është një person, nuk e kam thënë më parë, mban përgjegjësi të veçantë për lojën që bëri me marrëveshjen e detit me Greqinë. Pasi ishte Ministër i Jashtëm dhe ishte përgjegjësi e tij që ajo marrëveshje të bëhej me Kushtetutën. Dhe jo të shmangte Presidentin për të bërë dopio lojë nga njëra anë bëri sikur e firmosi, dhe nga ana tjetër… Ky qëndrim i tij në raport me Marrëveshjen e Detit ka patur implikime shumë serioze në raport me shtetin shqiptar. Këtë e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas me tej. Ky zotëria (Lulzim Basha) nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Në kohën kur ai ishte ministër i jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit. Dhe po e them këtë per here te pare sepse po abuzohet me këtë çështje.

LEXO EDHE:

“Basha shërbeu për kapjen e shtetit”/ Meta akuza kryedemokratit: Ndihmoi Ramën për reformën në drejtësi! Bëri dopio lojë dhe për marrëveshjen e detit me Greqinë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura