“Mësuesit në Belsh protestë për mosmarrjen e pagave”/ Deputetja e PD denoncon: Prej tre muajsh nuk janë dhënë as paratë e transportit

Oct 6, 2021 | 23:37
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike në Elbasan, Zheni Gjergji thotë se mësuesit në Belsh do të dalin në protestë pasi nuk po marrin pagat. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se ndërkohë që qeveria flet për rritje pagash në arsim, nuk ka fond të paguajë ato aktualet.

zheni gjergji

Sipas deputetes, nga muaji shtator mësuesve u mbahen 70 mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për tu paguar siç duhet. Një tjetër problematike thotë deputetja është fakti se prej tre muajsh Zyra Arsimore në Belsh nuk ka likuiduar paratë e transportit.

Reagimi i deputetes së PD

Ironike apo jo? Ndërkohë që në Arsim flitet për rritje pagash, qeveria nuk ka fonde të paguaj as ato aktualet‼️

Prej kohësh mësuesit e ZVAP Belsh kanë probleme me pagën, e sikur të mos mjaftonte kjo:

– Nga muaji shtator do t’ ju mbahen 70 mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për tu paguar siç duhet‼️

– Kjo ZVAP ka pa likuiduar 3️ muaj paratë e transportit për çdo mësues‼️

Ditën e nesërme, mësuesit e kësaj ZVAP do të protestojnë për të drejtën e tyre, të pagës.

Do të protestojnë për dinjitetin e tyre.

Për këtë do të dorëzojnë dhe një kërkesë pranë kësaj zyre arsimore me qëllim sqarimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike.

Deri në pritje të përgjigjes, për ti vlerësuar denjësisht mesuesit, jo vetëm nëpër rrjete sociale! Qeveria që duam!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura