“Mësova çdo të thotë të duash”, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani bëhen prindër: Jeta më ndryshoi si kurrë më parë

Jan 28, 2020 | 16:37
SHPËRNDAJE

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë bërë prindër për herë të parë.

Moderatorja solli sot në jetë djalin të pagëzuar me emrin Noah.

Lajmi u konfirmua nga vetë çifti me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Kuzhinieri publikoi një foto nga shtrati i maternitetit teksa qëndron me Fatmën dhe djalin e tyre.

Alfio shkruan se me ardhjen në jetë të Noah mësoi çfarë është dashuria dhe jeta e tij ndryshoi tërësisht.

“Sot mesova perfundimisht cfare do te thote te duash dhe te te duan, sot mesova perfundimisht cfare eshte dashuria❤️ sot jeta ime ndryshoi si kurre me pare, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio dhe mami Fatma jane njerezit me te lumtur ne bote dhe e duan shume shume shume,”- shkroi ai.

Ndërsa Fatma ripublikoi postimin e tij në Instagram.

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura