Mesazhi nga karantina i Arnold Schwarzenegger që “theu” internetin: Injoroni gomerët ballëlartë, por…

Mar 16, 2020 | 15:34
SHPËRNDAJE

Arnoldi111Ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger postoi një mesazh për kalifornianët që tundohen të kundërshtojnë kërkesat e Guvernatorit aktual Gavin Neësom dhe të dalin në bare, restorante ose kantina, në këtë fazë kërcënbuese të koronavirusit.

“Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Dëgjoni ekspertët, injoroni gomerët ballëlartë. Ne do ta kapërcejmë këtë së bashku”.

Ylli i “Terminator” dhe ish-guvernatori i Kalifornisë postoi mesazhin dhe një video të shkurtër në Twitter. Nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë nënkuptonte ai me “gomerët ballëlartë ” por videoja ku shfaqeshin aktori dhe dy kafshët shtëpiake, kuajt në miniaturë Lulu dhe Uiski, “ka thyer” internetin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura