Tristan Thompson po shijon beqarinë mes skandaleve për jetën e tij private. Ylli i NBA është kapur mat me një vajzë në një bar në Milwaukee. Në video shihet krah një vajze brune misterioze, e cila është e veshur me të zeza dhe qëndron e ulur në prehrin e basketbollistit.
“E pashë me sytë e mi. Zero respekt për këta plehra”, shkroi përdoruesi i TikTok në mbishkrimin e videos të shpërndarë në rrjetin social.
Tristan Thompson është përfshirë në skandale pas tradhtive të herëpashershme të nënës së vajzës së tij, Khloe Kardashian.
Ylli i televizioneve dhe basketbollisti u ndanë pasi modelja e Instagram, Sydney Chase pretendoi se Thomspon kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.
Ndërsa një grua tjetër, Maralee Nichols tha se kishte sjellë në jetë fëmijën e yllit të NBA. Ajo pretendoi se 30-vjeçari i kishte kërkuar të abortonte dhe ngriti padi për atësinë e fëmijës.
Tristan Thompson fillimisht i mohoi akuzat por më vonë kërkoi falje kur dolën rezultatet e atësisë dhe vërtetuan se Nichols ishte djali i tij.
Nichols erdhi në jetë kur basketbollisti ishte akoma i lidhur me Khloe Kardashian.
“Khloe, ti nuk e meriton këtë”, shkroi Thompson në mea culpa-n publike në fillim të këtij muaji. “Ti nuk e meriton dhimbjen dhe poshtërimin që të kam shkaktuar. Nuk e meriton mënyrën se si të kam trajtuar gjatë viteve.”
Basketbollisti e tradhtoi ish-partneren e tij edhe gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me vajzën e tyre, True, me shoqen e ngushtë Kylie Jenner, e cila është motra vogël e Khloe.
Ajo i dha disa herë mundësi marrëdhënies së tyre, por pas tradhtive të shumta vendosi të ndahet përfundimisht nga Thompson.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al