Merr flakë një automjeti në ecje te mbikalimi i Panajasë, zbulohet shkaku

Aug 30, 2017 | 21:17
SHPËRNDAJE

Nje makine rreth orës 20:20, në autostradën Vlorë- Fier, tek mbikalimi i Panajasë, është djegur plotësisht një mjet tip “Mercedes Benz”, i cili ka qenë në lëvizje.

a8ad0ef4-6437-4c4a-b984-badc31c10292

Mjeti i përket shtetasit N.R., 33 vjeç, banues në Tiranë, dhe nga përfshirja e automjetit në flakë nuk ka persona të lënduar.

0a399954-7f35-4c68-91d8-840cf124374f

Njoftimi i policise

⁠⁠⁠⁠⁠Vlorë

Informacion paraprak

Më datën 30.08.2017, rreth orës 20:20, në Sallën Operative të D.P.Vlorë ka ardhur një telefonatë se në autostradën Vlorë- Fier, tek mbikalimi i Panajasë, është djegur plotësisht një mjet tip “Mercedes Benz”, i cili ka qenë në lëvizje.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti i përket shtetasit N.R., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga përfshirja e automjetit në flakë nuk ka persona të lënduar.

Dyshohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura