Menaxheri i Hysaj i nxehur: Do ishte i Çelsit, De Laurentis nuk e respektoi paktin

Aug 22, 2018 | 19:49
SHPËRNDAJE

Mario Xhiufredi e ka përmendur edhe një herë tjetër mundësinë e transferimit të Hysajt në Londër. Teksa të gjithë i kanë thurur elozhe shqiptarit për 90-minutëshin e parë zyrtar nën drejtimin e Ançelotit, agjenti ka rikujtuar edhe një herë paktin për moslargimin e tij.

hysaj

“Jam nxehur shumë nga ai pakt mes ekipeve për të mos transferuar Hysajn. Këtë e di edhe De Laurtentis. Kur ka një klauzolë, ajo duhet respektuar dhe Hysaj tani do ishte në Londër. Megjithatë, në ditët në vijim do diskutojmë me Napolin për rinovimin e kontratës”, ka deklaruar agjenti i mbrojtësit të Kombëtares. Hysaj bindi në start me Ançelotitn, duke i treguar gjithkujt vlerat që ka.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura