Meghan Markle e lumtur larg Kate Middleton, nuk ka folur me kunatën e saj që nga largimi prej familjes mbretërore

Jan 28, 2020 | 15:52
SHPËRNDAJE

Meghan Markle nuk ka folur me kunatën e saj Kate Middleton, që pas hoqi dorë, së bashku me bashkëshortin e saj Princ Harry-n nga titujt mbretërore.

Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan vendimin e tyre në 8 janar dhe aktualisht ndodhen në Kanada, pasi Harry iu bashkua gruas dhe djalit të tij Archie javën e kaluar.

Por ish-aktorja thuhet se nuk ka qenë kurrë me lumtur që nga largimi nga familja mbretërore.

‘Kate dhe Meghan nuk kanë folur që pas largimit  të saj nga familja mbretërore,”– tha një burim për Us Weekly.

Ndërsa më pas shtoi: “Meghan ndihet e lirë. Ajo nuk ka qenë kurrë më e lumtur. Është e befasuar sesa shpejt ndodhi gjithçka edhe pse e dinin që do të duhet të hiqnin dorë nga titujt e tyre.”

Në një deklaratë të publikuar më 18 janar, Mbretëresha e cila mori në dorë kontrollin e krizës që kërcënoi dëmtimin përgjithmonë të monarkisë, vlerësoi se Meghan u bë shumë shpejt pjesë e Familjes Mbretërore.

Gjithashtu falënderoi çiftin për punën që kishin bërë, duke shtuar se ishte e kënaqur që ata gjetën një mënyrë konstruktive për të ecur përpara.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura