Prokurori serb: Thaçin do ta arrestojmë në Beograd

Apr 16, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mund të rrezikojë me vizitën e tij në Beograd. Prokurori për krime lufte i Serbisë, Vukcevic ka thënë për numrin e sotëm të gazetës “Blic”, transmeton koha.net, se nëse ish-udhëheqësi i UÇK-së hyn në Serbi ai do të arrestohet. 

Serbia në kohën e Miloseviqit e kërkonte Thaçin për “veprimtari terroriste kundër shtetit të Serbisë”. 
Ministri i Jashtëm i Kosovës pritet të jetë në Beograd në kohën e ditëlindjes së tij.

 

Mediat: Serbia ka të drejtë të arrestojë Thaçin, ja dokumenti  

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, bazuar në ligjet e saj, ka të drejtë te arrestoje Hashim Thaçin si terrorist dhe ta mbajë dhjetë vjet në burg sapo ai të shkele në territorin e Serbisë. Mediat e Kosoves kane publikuar lajmin se bashku me nje faksimile te kerkeses. 
Në vitin 1997 ai është shpallur fajtor për vepra terroriste nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe është dënuar me dhjetë vite burg. 

Dokumenti per arrestimin e Thacit

Në pamundësi që ta arrestonte në atë kohë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë kishte shpallur atë në kërkim dhe kishte kërkuar nga qytetarët që kishin informaacion për Hashim Thaçin të njoftonin organet e rendit.

Në atë kohë, Hashim Thaçi ishte drejtor politik i në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të drejtë juridike arrestimit, organeve te rendit në Serbi i japin edhe juristët kosovarë, madje edhe ka nga ata qe punojnë brenda institucioneve kosovare.

“Nëse fletarresti ende është në fuqi, ata janë të obliguar ta zbaatojnë atë, pasi gjykata është e ndarë nga politika”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Përvec kësaj Qeveria e Kosovës frikesohet se Zëvendës Kryeministri, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vritet në Beograd.

Në një prononcim për mediat serbe, zëvendës ministri Petrit Selimi ka konfirmuar se Thaçi paraprakisht është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në një ngjarje të shoqërisë civile në kryeqytetin e Serbisë, por ai ka kërkuar siguri për të, pasi vlerësohet se ekziston rrezik potencial.

Selimi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka ofruar siguri të mjaftueshme për ministrin e Jashtëm Serb, Ivica Daçic gjatë vizitës që ai pati muajin e shkuar në Kosovë.

“Ne shpresojmë se autoritetet serbe janë gjithashtu të gatshëm dhe në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë Selimi. /gazetafjala/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura