“Me X personin …”- Dj Dagz romancë me Einxhel Shkirën, reagon ish e dashura e tij: E kotë të merrem me të, e kam lëshuar nga duart

Jan 6, 2022 | 14:14
SHPËRNDAJE

Ish e dashura e Dj Dagz ka reaguar pas lajmit të përhapur në disa portale se ajo do të bëhej pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip.

dj dagz ariana berisha1

Gazetarja e Ariana Berisha u ngatërrua me kolegen e saj, Egzona Rafuna dhe në rrjet u përhapën me shpejtësi fotot e saj me Dj Dagz, i cili po përjeton një histori dashurie me Einxhel Shkirën në BBV.

Pas kësaj, ajo reagoi në një postim në InstaStory ku ish të dashurin e saj e quajti “personi X”, duke refuzuar t’i përmendë emrin.

Ariana Berisha shkroi se “është e kotë të merrej me diçka që tashmë e ka lëshuar nga duart dhe po jeton të tashmen”.

dj dagz ariana berisha

“Sa e lehtë qenka të vendosësh fotografi të tjetrit pa e pyetur. Unë s’kam bërë ndonjëherë një gjë të tillë. Hiqni dorë nga publikimi i fotove të mia me X personin, me gjithë respektin për karakterin dhe shpirtin e tij luftarak. E gjitha çfarë dua të them është se jam shumë e lumtur me punën time, po shijoj lirë dhe lira s’ka çmim. 

Po jetoj ashtu siç dua unë dhe të jetosh diçka që ti do është rehatia më e madhe që secili dëshiron. Është e kot të merrem me diçka që tashmë e kam lëshuar nga duart. Unë jetoj në të tashmen”, u shpreh gazetarja kosovare.

ariana berisha

Nuk dihen ende shumë detaje mbi marrëdhënien e tyre, megjithatë kur Dj Dagz hyri në BBV mediat kosovare raportuan se ai ishte në një lidhje me Ariana Berishën prej disa kohësh.

Ndërkohë, ai tashmë ka nisur një romancë me moderatoren Einxhel Shkira që po e shijojnë në maksimum brenda shtëpisë së famshme.

/Panoramaplus.al

einxhel dj dagz Einxhel-Dagz-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura