Më të dashuruar se kurrë, Bebe Rexha dhe partneri i saj “nuk përmbahen” as në publik (FOTO)

Aug 23, 2022 | 18:14
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Bebe Rexha prej dy vitesh tashmë është në një lidhje Keyan Safyarin.

Gjatë kësaj periudhe këngëtarja me origjinë shqiptare është munduar ta mbajë producentin e njohur larg syrit të publikut. Mirëpo jo çdo herë ia del.

Bebe Rexha – Wiki, Age, Boyfriend, Family, Net Worth, Height, Biography, Facts & More - BigstarBio

Së fundmi Bebe dhe Keyan janë fotografuar rrugëve të Kalifornisë, pasi shijuan drekën së bashku në në restorantin Hillstone në Santa Monica, Kaliforni.

Dyshja u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa nuk munguan edhe perqafimet  në publik.

Më herët kujtojmë që autorja e hitit “Meant to Be” ndau me të gjithë disa “çaste intime” të saj me Keyan në kuvertën e një jahti.

Në një video të postuar në Instastory, 31-vjeçarja shihej duke shijuar një mbrëmje fishekzjarrësh nën shoqërinë e të dashurit të saj. Në një moment, ato shkëmbejnë edhe një puthje pasionante në buzë.

Nga ana tjetër ktë vit Rexha ka qenë pasive me projektet muzikore, duke “korrur” sukseset e albumit të saj “Better Mistakes”. Ndonëse u premtoi fansave që së shpejti do të vijë me diçka të re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura