Me sytë e një të huaji

Aug 11, 2020 | 10:02
SHPËRNDAJE

Athanasios Paloudis

9fce7bdc-aa85-4145-87dc-f6c33a90f637

Lajmet e mengjesit te renditura sipas kronologjise, nga tragjedia ne Kombinat te Covid-19 dhe duke perfunduar me “rritjen fatale te borxhit me 80%” .

Politikanet jane politikane dhe eshte e rendesishme per ta te jene zeri I qytetareve te tyre dhe mbi te gjitha te punojne ne te mire te vendit te tyre.

Pershtypjet jane pershtypje, padyshim qe faktet jane fakte dhe numrat jane numra!

Keshtu, tema e  pare ne lajme sakrifica fetare ne Kombinat, Covid-19 renditet I dyti , se treti lajmi i zevendesimit te  personelit te ambasades se Shqiperise ne Athine dhe qershia mbi torte, deklarata e kryetarit te partise opozitare lidhur me rritjen e borxhit te vendit nga afersisht 69% ne 80%, “goditje fatale per ekonomine“- u shpreh ai, dhe une jam kurioz te di se si doli kjo perqindje!

Le te fillojme nga fillimi , drama e nje familje  ne treg per njerezit .  Eshte kaq normale rreth e qark botes , pavarsisht qe eshte unike per nje jete te zakonshme dhe per njerez te zakonshem dhe gjithashtu rrit shikueshmerine e mediave dhe kush eshte ai qe nuk do shikueshmeri…

Si pasoje e kesaj, Covid -19 renditet I dyti pavarsisht faktit qe duhet te jete lajm I pare kjo per rendesine qe ka ne shendetin e njerezve dhe per me shume ne rendesine qe ka ne ekonomi ku kjo e fundit financon sistemin shendetesor.

Fatkeqesisht , covid-19 eshte bere kaq I  zakonshem ne jetet tona dhe ne jemi bere kaq rrezikshmerisht  familiar me te,  sa mund te na drejtoje ne shtigjet me te keqija te jetes dhe ekonomise .

E vazhdojne titujt e lajmeve me ndryshimet e stafit diplomatic ne Ambasaden Shqiptare ne Athine. Shume mire deri tani, e pastaj? Pas nje periudhe 3-4 vjet ambasadoret dhe stafi diplomatic i ambasadave ndryshojne. Ku qendron ceshtja ketu? Te gjitha vendet bejne te njejten gje, pamvaresisht progresit dhe performances.

Por ceshtje me e  rendesishme lidhur me kete teme jane investimet e huaja ne Shqiperi. Mqse flasim per Tiranen dhe Athinen, ka patur dhe akoma  ka nje tkurrje te investimeve ne Shqiperi nga kompanite greke,  nderkohe  ne te njejten kohe ka nje rritje te investimeve te investitoreve shqiptare ne Greqi kryesisht ne industrine e turizmit. Pse jo dhe e kunderta ose te dyja ? Nqse kjo nuk thote asgje, atehere cfare?

E fundit ne rradhe por me impresionuesja, ishte deklarata e udheheqesit te opozites lidhur me borxhin publik . Thene haptas, une pres nga politikanet te kene mendim te forte, shume informacion dhe pa dyshim perligjie. Kur deklarojme dicka duhet te jemi ne gjendje ta perligjim dhe te deklarojme edhe burimin e informacionit, ndryshe eshte thjesht nje opinion I paarsyetuar

Dhe cfare nese borxhi publik arrin ne 80% , nese eshte e vertete kjo.

Eshte mire apo eshte keq , sinqerisht asnje nuk e di. Tavani prej 70%  i borxhit eshte vendosur dhe pranuar nga BE, ne fakt nga  eurozona, dhe nuk mund te justifikohet nga asnje teori ekonomike. Eshte vendosur mbi bazen e experiences dhe praktikes si nje pike e mire reference dhe nuk mund te jete si bibla por vecse nje udhezues  per buxhetin e shtetit dhe ekonomine fiskale.

A e dini se sa ehte perqindja e borxhit public ne USA, Kine dhe vendet e tjera te BE?

Sigurisht qe duhet te jemi te displinuar dhe ta menaxhojme borxhin , por ne rastet si Shqiperia qe ka edhe monedhen vendase ka alternativa. Nese do te ishte ne Eurozone me ekonomine e saj te vogel, nuk do te mund te flisnim  per alternativa, apo nuk eshte keshtu…

Ne nje periudhe covidiane, covid-19 era, une do te isha me se I kenaqur qe Shqiperia ka rritur borxhin ne 80%, pavarsisht qe e ve ne dyshim perqindjen sepse deri me tani  besoj fort se nuk eshte me lart se 72%. Le te presim shifrat fiskale  te semestrit te pare dhe pastaj te argumentojme mbi borxhin.

Ne cdo rast kemi te bejme me matematike. Nese rritet borxhi per te financuar ekonomine dhe investimet, kjo shoqerohet me rritje te ekonomise ne vitet ne vijim dhe si rrjedhoje borxhi public do te ulet ne perqindje.

E njejta gje me normen e  rritjes se GDP e vleresuar nga FMN me minus 8%. Mendoj  qe do te jete diku te minus 5% ne fund te vitit, megjitahte per vitin 2021 FMN parashikon nje norme te rritjes se GDP me te larte se 8%, dhe kjo eshte normale. Kuptuar kete, ne scenarin me te keq te mundshem niveli I gdp do te jete sa ishte perpara termetit dhe codid-19, duke nenkuptuar nje performance te mire.

Nese performance rritet, ne nje skenar te arsyeshem, mund te flasim per  rritje neto me 2%-4%.

Nese kjo nuk eshte mire, atehere cfare eshte e mire?

Ne mund te harxhojme kohe gjithe diten te biem ose jo dakort, “te luftojme“ , te akuzojme njeri –tjetrin , vendin , performancen, duke akuzuar te gjitthe dhe per cdo gje. Atehere, ku eshte futur ai,  interesi I perbashket per te miren e vendit?

Ne fund te dites duhet strategji solide dhe vision per te kaluar problemet dhe per tia dale mbane per Shqiperine dhe shqipetaret.

Rruge  te mbare for Shqipëria!

*Former Banker Economist, Analyst

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura