“Më përqeshi pas seksit, më tha që dështova ta kënaq”, 33-vjeçari ther me thikë prostitutën. Prindërit e saj rrëfejnë momentin kur e gjetën në valixhe

Mar 3, 2020 | 14:38
SHPËRNDAJE

Një specialist IT është dënuar me 9 vite burg për vrasjen e një prostitute në Rusi. 33-vjeçari Maxim Gareyev, i diplomuar në Open University në Britani, pranoi vrasjen e Ekaterina Semochkina në Moskë.

Gareyev i tha hetuesve se ai e vrau 24-vjeçaren, pasi ajo kritikoi mbi performancën e tij seksuale.

Vrasja ndodhi pasi 33-vjeçari la një takim për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me Ekaterinan.

Trupi i saj u gjet i futur në një valixhe në banesën e saj me fytin e prerë dhe me plagë thike në kraharor në korrik të vitit të kaluar.

Nëna e viktimës, kardiologia Olga Semochkina, tha në gjykatë se shkoi në banesën e vajzës pasi ajo nuk iu përgjigj thirrjeve të saj dhe e gjeti trupin në valixhe.

“Pashë vajzën time brenda një valixheje,” tha ajo. “Ishte në mes të dhomës dhe fillova të ulërija.”

Babai i Ekaterinës, urologu Stanislav Semochkin vrapo drejt saj me shpresën se ishte gjallë por shpejt kuptoi se kishte vdekur.

Gareyev tregoi se e vrau 24-vjeçaren sepse ajo u tall me të.

Ekaterina, e njohur edhe me emrin Katya, ishte një mjeke e sapo kualifikuar, e cila gjithashtu punonte si blogere në Instagram dhe prostitutë me kohë të pjesshme.

Ajo merrte 130 paund shtesë nga puna si prostitutë. Gareyev pohoi se viktima e përqeshi duke i thënë se nuk ishte aq i aftë në seks sa burrat e tjerë që nuk i njihte, për mungesë personaliteti dhe se dështoi ta kënaqte në shtrat.

“Pasi bëmë seks vazhdoi të më përqeshte. Humba kontrollin. Mora thikën në kuzhinë dhe e goditja në qafë. Ajo u përpoq të ikte në banjë dhe të mbyllte derën. E nxora nga banjo, gjaku i saj po pikonte ndërsa filloi të bërtiste në korridor. I mbylla gojën dhe fillova ta godisja sërish me thikë,”– tha ai.

Prindërit e viktimës, që morën pjesë në seancën ndaj Gareyev, e mohuan që vajza e tyre punonte si prostitutë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura