“Më përdori, s’jam bërë për t’u tallë nga Meritoni”- E akuzuan se ndërhyri mes çiftit, Françeska Murati bën gati valixhet të largohet nga BBV: Ilnisa, ajo fytyrë e shëmtuar…

Mar 27, 2024 | 9:58
SHPËRNDAJE

Ish-Missi, Françeska Murati pas spektaklit të së martës ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother Vip, pasi u akuzua se ndërhyri mes çiftit Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli. Ajo u shpreh se e kishte konsideruar moderatorin si shok, por pretendoi se ky i fundit nuk e mbrojti pasi është i ndikuar nga “helmi i Ilnisës”.

franceska murati4

Ish-Missi, nënë e një djali, iu drejtua Meritonit duke i thënë se “më hodhe poshtë”, ndërsa shtoi se nuk mund të qëndonte më në të njëjtën banesë me çiftin.

“Mund të thoshe që jam afruar me Françeskën se më është dukur vajzë me vlera. Por mu ktheve kundër, ty të llogarita shok Meriton, por ti influencohesh nga helmi i Ilnisës, e kam të qartë. Më hodhe poshtë, por s’mund të dal unë keq për shkak të lojës së kësaj vajzës. Nuk rri në shtëpi me njerëz si puna juaj, ta harroni. Iki sonte dhe nuk rri në shtëpi me ty, ta kesh të qartë. Të llogarita shok, të kam thënë që fillim ajo do të niste lojën e xhelozisë”, u shpreh Françeska.

Më pas ajo largohet duke qarë dhe fillon të fusë rrobat e saj në valixhe për t’u larguar nga shtëpia.

Por disa prej banorëve, Rike, Jetmiri dhe Romeo, ndërhynë duke e ndaluar që të braktiste garën dhe e bindën që të qëndronte në shtëpi.

Pjesë nga diskutimet:

Meriton Mjekiqi: Lërë të qetësohet

Heidi Baçi: O Franç çfarë po bën

Jul Deda: Po le të iki mo burrë

Romeo Veshaj: O lali për çfarë u preke?

Françeska Murati: Nuk jam bërë unë për t’u tallë nga Meritoni, të rrijë aty si legen. S’kam ardhur këtu për tu tallë nga ata.

Rike Roçi: Të plasi ty se çfarë thonë ata

Françeska Murati: Ilnisa, ajo fytyrë e shëmtuar, harroje

Romeo Veshaj:  O lali qetësohu, a je normal.

Françeska Murati: Ata po tallen me mua, po më përqeshin.

Rike Roçi: Nuk po tallen, po vazhdojnë jetën e vet.

Françeska Murati: Këta që na tregojnë njerzillëkun, po nuk janë njerëz.

Jetmir Salaj: Këta kanë zgjedhur të bëjnë lojë agresive. Ta kam thënë që do tu kthehem me të njëjtin agresivitet, do ta lë zemrën këtu në lojë

Françeska Murati: Më kanë përdorur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura