Me makina në punë/ Lehtësim për fashën orare të lëvizjes, Rama paralajmëron shkelësit: Mund të shkojmë deri në heqje lirie të atyre që…

Apr 3, 2020 | 19:47
SHPËRNDAJE

rama per burgun

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në vijim do ketë lehtësim të lëvizjes me makina për ata që shkojnë në punët, të cilat sot lejohen edhe jashtë fashës orare, por tha se është duke u diskutuar një shtrëngim penaliteti për ata që do të shkelin urdhrin e ri.

Sipas Ramës, mund të shkohet deri në burg për shkelësit e rregullave për frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Bazuar mbi këtë ecuri pozitive, kemi mundësi të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa, shkallë-shkallë, për të lehtësuar psikologjikisht jetën tuaj, por nuk kemi në asnjë mënyrë të drejtë dhe kemi detyrimin të mos hedhim hapa të nxituar.

Ndërkohë dua t’ju them se nëse do të zgjedhim të fillojmë me disa lehtësime, patjetër që duhet të bëjmë edhe disa shtrëngime, se do jemi më të rrezikuar nga ata që nuk duan të dëgjojnë e të kuptojnë që shfaqen aty këtu duke kërcënuar të kthehen në bomba.

Ajo që po konsiderojmë është që duke lehtësuar, fjala vjen fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë, e cila sot lejohet e që nuk e kanë të mundur të lëvizin të gjithë me automjetin e tyre privat, duhet të rrisim sanksionet për ata që do shkelin hapësirën e kufizuar të lirisë, e duhet të shkojmë ndoshta deri në heqje lirie për dikë që merr një automjet për të shkuar në punë dhe e përdor mjetin e tij për të transportuar edhe të tjerë. 
Kjo është tani në diskutim në shtabin tonë, pas kësaj do kem një diskutim të gjerë e të gjatë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura