Alkool dhe drogë në timon/ 35-vjeçari bën manovra të “çmendura” në Tiranë, shkakton aksident pas ndjekjes nga policia, por… (EMRI)

Jun 24, 2021 | 11:05
SHPËRNDAJE

Një 35-vjeçar ra në prangat e Policisë pasi u kap i dehur dhe me kanabis sativa në makinë, si dhe nuk iu bind urdhrit të “bluve” për të ndaluar, duke shkaktuar një aksident gjatë ndjekjes me makinë. 

“Panorama” mëson se i arrestuari është Blerim Allaraj.

Pasi morën njoftimin se një makinë po bënte manovra të rrezikshme në rrugën “Dritan Hoxha” patrulla e policisë shkoi në vendngjarje dhe i kërkoi drejtuesit të mjetit të ndalonte. Ky i fundit shtoi shpejtësinë duke aksidentuar për pasojë një automjet tjetër në lëvizje.

Rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale B. A., 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sativa.

Njoftimi i plotë

Alkool dhe drogë në timon, prangoset 35-vjeçari që nuk iu bind Policisë dhe shkaktoi aksident gjatë ndjekjes.

Rrugorët e kryeqytetit, pasi kanë marrë një njoftim nga qytetarët se një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugën “Dritan Hoxha”, menjëherë vlerësuan telefonatën dhe informacionin e dhënë duke u vunë në ndjekje të automjetit, drejtuesi i të cilit sapo ka parë patrullën e Policisë Rrugore, jo vetëm që nuk i është bindur shenjës së ndalimit, por ka shtuar shpejtësinë duke aksidentuar një automjet tjetër në lëvizje dhe duke rrezikuar edhe përdoruesit  e tjerë të rrugës.

Ndjekja e automjetit ka vijuar nga patrullat e tjera të Policisë Rrugore, të cilat kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë drejtuesin e automjetit në rrugën “Ibrahim Rugova”, pa shkaktuar pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës. Nga verifikimi me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale B. A., 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

#NeseDrejtonMjetinNenEfektin?KaVetemNjeDestinacion?

#MosQendroniIndiferentNdajSjelljeveTeTillaTelefono112??♀

#PoliciKomunitet?SiguriPartneritet?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura