“Më ka lënë, po e vuaj”- Sherre dhe xhelozi, Arbenita dhe Fero i japin fund lidhjes së tyre! Nga mesazhet e Neymar, te… Pse u nda çifti

Dec 4, 2022 | 13:52
SHPËRNDAJE

I vjen fundi marrëdhënies së Arbenitës dhe Feros. Duket se pika e fundit ka qenë sherri për Neymar, por çifti, që janë prindër të një vajze kanë pasur edhe më herët probleme.

neymar fero arbenita

Arbenita Ismajli ka realizuar së fundmi trendin e Neymar në “Tiktok”, mirëpo gjatë videos së publikuar modelja ka publikuar mesazhin që i ka dërguar futbollisti në “Instagram”.

arbenita ismajli7

Neymar i ka dërguar bukuroshes një “emoji” me fytyrë me zemra më 16 nëntor në orën 22:44 të pasdites dhe në mesazhet duket se modelja ia ka lënë “seen” sportistit.

neymar1

Futbollisti nuk e ndjek Arbenitën në “Instagram”, sikurse dhe ajo, por detaji që u vu re ishte se bukuroshja dhe partneri i saj Fero nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në rrjetin social.

neymar

Nuk dihet nëse dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre apo janë duke kaluar ndonjë krizë. Rreth dy javë më parë, Fero ishte i ftuar në “Më lër të flas” ku foli rreth raportit mes tij dhe Arbenitës. Menjëherë pas këtyre lajmeve, ka reaguar edhe vetë reperi, që e ka trajtuar me humor këtë çështje.

fero1

Teksa kishte hyrë “Live” në “Instagram”, Fero u shpreh me nota tallëse dhe ironike se Arbenita e ka lënë dhe se po vuan shumë për këtë gjë.

fero arbenita ismajli

“Më ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do t’i bëj 10 këngë se jam duke vuajtur”, u shpreh reperi.

arbenita ismajli4

Mirëpo pas reagimit të reperit duket se modelja e ka thumbuar publikisht babain e vajzës së saj. Arbenita publikoi një pjesë nga intervista virale e këngëtares Cher, teksa shprehet që meshkujt nuk janë aspak të rëndësishëm në jetën e tyre.

arbenita ismajli5

Kujtojmë se kjo krisje e çiftit i ka habitur të gjithë fansat, pasi vetëm disa javë më parë reperi ishte i ftuar në “Më lër të Flas” ku tregoi se marrëdhënia mes tij dhe Arbenitës është shumë mirë.

arbenita ismajli9

“Me Arbenitën kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”, u shpreh Fero.

arbenita ismajli1

Por, duket se debatet mes kësaj dysheje kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, duke u konkluduar me një sherr që ka sjellë edhe raportet e ngrira mes tyre.

arbenita ismajli3

Xhelozia është një ndër shkaqet më të shpeshta që kanë çuar në sherr çiftin, që tashmë i kanë fund lidhjes së tyre. Dyshja prej vitesh kanë pasur një histori me ulje dhe ngritjet e veta, duke u ndarë dhe ribashkuar disa herë.
arbenita ismajli11

Edhe para se të bëheshin prindër, modelja dhe reperi i dhanë fund, duke mos i kursyer ironitë në rrjetet sociale.

arbenita ismajli8

“Është më mirë të mos kesh askënd, sesa të kesh dikë që është pjesërisht aty, ose nuk dëshiron të jetë aty”, ishin fjalët e modeles, të cilat u cilësuan si një thumb për Feron.

fero (3)

Por, shumë pak kohë pas këtij postimi, Arbenita publikoi foto me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu edhe rikthimin me partnerin. Mbetet për t’u parë nëse kjo ndarje është sërish momentale, apo këtë herë përfundimtare.

arbenita ismajli, fero (4) fero arbenita ismajli (3) arbenita ismajli fero (4) arbenita ismajli fero (5) fero2 fero4 fero5 fero FERO ARBENITA FERO ARBENITA ARBENITA fero arbenita fero fero fero1 arbenita ismajli, fero (12) arbenita ismajli, fero (9) arbenita ismajli, fero (10) arbenita ismajli, fero (4) arbenita ismajli, fero (11) arbenita ismajli, fero (8) arbenita ismajli, fero (9) arbenita ismajli, fero (1) arbenita ismajli, fero (5) arbenita ismajli, fero (6) arbenita ismajli, fero (7) arbenita ismajli, fero (13)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura