Me gishtin e mesit duke ia treguar mediave, foto ikonike e Tupac pasi ishte qëlluar 5 herë

Oct 30, 2019 | 18:43
SHPËRNDAJE

Një nga foto më ikonike në historinë e muzikës është një foto e Tupac, i cili i tregon gishtin e mesit kamerave, pasi ishte qëlluar 5 herë.

Sipas fansave të tij, ai po i lutej mediave që të respektonin privatësinë e tij, por sipas atyre që ishin afër reperit, nuk ka qenë kjo kërkesa e tij.

1_JS197263907

Një nga fotografët që ishte aty në atë moment, tha: “Tupac zbret nga ashensori, i shtrirë në shtratin e spitalit, ata e tërhoqën atë jashtë dhe ai po na shikonte me gishtin e mesëm lart”.

Tupac u qëllua me pesë plumba në fund nëntori të viti 1994, një ditë para se gjykata të jepte vendimin mbi akuzat e ngritura ndaj tij për abuzim seksual.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura