“Më duket sikur e kam gjetur dje shpirtin tim binjak“- 10 vitet nuk zbehin dashurinë e Vesa Lumës dhe Big Bastës, reperi: Me fat që të kam

Oct 18, 2020 | 14:07
SHPËRNDAJE

Kalimi i viteve nuk e ka zbehur dashurinë e Big Bastës dhe Vesa Lumën. Çifti këngëtarëve, prindër të në djali, janë më të dashuruar se kurrë dhe nuk ngurrojnë ta shprehin këtë në rrjetet sociale.

Big Basta publikoi një foto krah Vesa Lumës dhe u shpreh se ajo është shpirti i tij binjak.

Këngëtari shkroi se në 2021 bëjnë 10 vitesh bashkë dhe i duket “sikur janë njohur dje”.

Ai u shpreh se është me fat që ka në krah një femër si Vesa Luma, pasi sipas tij “është e vështirë që të gjesh njerëz të mirë në këto kohë që të përshtaten në çdo qelizë”.

“Ne 2021 bëhemi 10 vjet bashkë. Me duket sikur dje që ka ndodhur ta gjej shpirtin tim binjak. Është e vështirë të gjesh njerëz të mirë në këto kohë që të përshtaten në çdo qelizë të karakterit tënd, prandaj jam me fat që e kam. My ride or die, shoqja ime përjetë Vesa Luma ❤️ Të dua,”– shkroi Big Basta.

Çifti janë zhvendosur për të jetuar në Zelandën e Re prej disa kohësh së bashku me djalin e tyre Lian.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura