Me automatik në banesën e vjehrrit, pas disa orësh u dorëzua. 31 vjeçari dyshohet të ketë…

Sep 20, 2020 | 9:15
SHPËRNDAJE

Një 31 vjeçar që alarmoi policinë mbrëmjen e shkuar, duke kërcënuar me vetëvrasje pranë banesës së vjehrrit të tij, kishte probleme me bashkëshorten.

1573990762_policia

Ky duket të ketë qenë shkaku që i riu Elton Mata të marrë një armë automatike dhe të shkojë tek shtëpia ku jetojnë prindërit e gruas dhe të kërcënojë me vetëvrasje.

Për orë të tëra gjatë natës së shkuar, ai qëndroi në oborrin e vjehrrit të tij, ndërsa përveç policisë u desh edhe ndërhyrja e RENEA-s.

Fillimisht, nga banesa u nxorën familjarët për shmangur rrezikun për jetën e tyre.

LEXO EDHE:

Fier/ 31 vjeçari i armatosur me automatik shkon tek banesa e vjehrrit dhe…Policia tregon çfarë ndodhi gjatë natës. Ndërhyn edhe RENEA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura