Fier/ 31 vjeçari i armatosur me automatik shkon tek banesa e vjehrrit dhe…Policia tregon çfarë ndodhi gjatë natës. Ndërhyn edhe RENEA

Sep 20, 2020 | 7:37
SHPËRNDAJE

Një 31 vjeçar i armatosur me armë automatike ka shkuar pranë banesës së vjehrrit të tij rreth orës 22:30 minuta të mbrëmjes së shkuar, duke kërcënuar se do të vrasë veten.

policia nat

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan. Për pasojë, forcat e rendit kanë evakuuar familjarët.

Policia nuk sqaron për motivet që çuan të riun të ndërmerrte një akt të tillë.

Njoftimi i parë i policisë:

Në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi E.M., 31 vjeç, rreth orës 22:30 ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij dhe me një armë  automatikë kërcënon se do vrasi veten.

Në vendgjarje janë shërbimet e policisë te cilët po negociojne me këtë shtetas për vetëdorëzimin pa pasoja.

Nuk ka persona të lënduar dhe as të marrë peng. Familjarët janë evakuar nga banesa nga forcat policore të DVP Fier.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat Renea të specializuar për të negociuar.

Njoftimi i dytë i policisë:

Falë negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të Reneas, dorëzohet shtetasi E. M.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë. 31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura