Me apo pa emoji? Mënyra si shkruani një mesazh tregon shumë për personalitetin tuaj

Oct 22, 2020 | 22:50
SHPËRNDAJE

Nuk ka rregulla të shkruara se si duhet shkruar një mesazh, por mënyra se si i bëni mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj. Shkrimi i mesazheve ndryshon nga shkrimi i një letre formale, sepse përmes tyre ne mund të shprehim edhe ndjesitë tona.  

12

Ka disa lloje të ndryshme të shkrimit të mesazheve dhe ato mund të zbulojnë çfarë lloj njeriu jeni ju.

 

Shkruan me fjali të shkurtra

14

Shokët tuaj ju njohin si ai që shkruan mesazhe të shkurtra si, “ok”, “jo” dhe “po”. Ju nuk i stërholloni gjërat për t’i bërë të duken më mirë, por jeni të hapur dhe të sinqertë. Thjesht nuk luani me fjalët tuaja dhe për këdo që kërkon këshillën ose mendimin tuaj, ju gjithmonë thoni të vërtetën.

 

Përdorni shumë emoji

15

 

Ashtu si këto simbole të lezetshme, ju jeni të mbingarkuar me emocione. Nuk mendoni dy herë para se t’u thoni njerëzve se si ndiheni. Edhe nëse jeni të stresuar ose të trishtuar, të gjithë rreth jush do ta vënë re këtë gjë.

Shkruani tekste të gjata.

13

Për ju, shkrimi i teksteve të gjata është i rëndësishëm pasi tregoni ndjenjat dhe mendimet tuaja. Ju jeni një person i ndjeshëm dhe i shihni fjalët si një mjet kuptimplotë dhe i fuqishëm. Miqtë tuaj e dinë që jeni i sjellshëm dhe i dhembshur, dhe janë të sigurt se gjithmonë do të jeni aty për t’ju dhënë atyre këshilla sa më të mira.

Tregoheni shumë të kujdesshëm kur dërgoni një mesazh

16

Nuk mund të rrish pa i mbyllur fjalitë e tua pa një “lol” ose ” haha “. E bëni këtë sepse nuk jeni të sigurt se si personi me të cilin po flisni, do ta interpretojë mesazhin tuaj. Nuk doni të dukeni të vrazhdë, kështu që këto lloj frazash duken të domosdoshme. Ju pëlqen t’i bëni njerëzit të lumtur, por duhet të dini kufijtë tuaj dhe nganjëherë duhet të jeni më të ndershëm  dhe të mos fshiheni pas “haha-ve”.

 

Shkruani vazhdimisht

18

Kjo do të thotë se jeni të guximshëm dhe gjithmonë shkoni pas asaj që ju pëlqen. Ajo që ju bën të veçantë është se jeni bindës dhe nuk keni frikë të merrni nën kontroll jetën tuaj. Sidoqoftë, ky personalitet ndonjëherë mund të cilësohet si i padurueshëm, dhe prandaj duhet ta mbani mend këtë gjë, para se të dërgoni mesazhin tuaj të radhës.

Jeni shumë të zënë për t’iu përgjigjur mesazheve

17

Ju jeni shumë të zënë për t’iu përgjigjur mesazheve dhe madje edhe nëse keni arritur ta bëni atë, me siguri tashmë jeni shumë vonë dhe madje edhe miqtë tuaj kanë filluar të ankohen. Kjo do të thotë që ju jeni një person i mbingarkuar me punë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura