Mbyllet aksioni i IKMT në Vlorë: U shembën 830 objekte

Feb 28, 2015 | 13:42
SHPËRNDAJE

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka mbyllur operacionin per shembjen e ndertimeve pa leje në qytetin e Vlorës. Sipas njoftimit te sotem, behet me dije se inspektorët identifikuan rreth 1 mijë objekte të paligjshme.

Shembja e ndertimeve pa leje te Transballkanikja ne Vlore

“Operacioni ka nisur në datën 2 shkurt dhe ka përfunduar në datën 26 shkurt. Në përfundim, IKMT kanë shembur në qytetin e Vlorës 830 objekte, mes tyre: Shtesa, mure, kioska, platforma, tenda etj. Ndërkohë që një numër I konsiderueshëm objektesh, janë çmontuar nga vetë qytetarët, pa nevojën e ndërhyrjes së mjeteve të IKMT”- thuhet ne deklaraten e IKMT.

Përveçse në zbatim të planit të punës në qytetin e Vlorës, IKMT ndërhyri edhe në lagjen “Kushtrimi” në mbështetje të projektit të qeverisë për rrugën “Transballkanike”. Në këtë lagje IKMT shembi 100 objekte me material të fortë, si dhe një numër tjetër më të vogël me materiale të lehta.

Sipas inspektoriatit, gjatë këtij operacioni, është rregjistruar vetëm një incident i lehtë në ditën e fundit të punës, kur gjatë shembjes së një objekti në Ujin e Ftohtë, qytetari që e kishte në përdorim kundërshtoi punonjësit e IKMT dhe për këtë u kërkua ndërhyrja e forcave të rendit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura