Mbrojtja e kulturës arbëreshe, Meta në ceremoninë e nënshkrimit të Protokolli të Bashkëpunimit: Mirënjohje për angazhimin shtetit italian

Nov 9, 2019 | 16:53
SHPËRNDAJE

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ishte sot i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit të nëntë komunave në Itali, të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së kulturës arbëreshe.

Në faceboo, ndërsa shpërndanë foto nga ceremonia, Meta shkruan se ruajtja e “kësaj pasurie të përbashkët kulturore”, i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.

76198290_2598300536882870_3335212383617417216_o

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Angazhimi i nëntë komunave të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe, është padyshim një ngjarje e gëzuar që meriton vlerësim dhe mbështetje maksimale.

I lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij Protokolli Bashkëpunimi, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë për angazhimin e shtetit italian, nga niveli qendror dhe deri në atë lokal, për ruajtjen e kësaj pasurie të përbashkët kulturore, që i forcon më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura