Mbledhje te Tirana, Ze Maria jep leksione për… kampion

Aug 3, 2018 | 9:32
SHPËRNDAJE

Hoze Marselo Ferreira e ka ndarë mendjen! Do ta shpallë Tiranën kampione në sezonin 2018-2019. Në fakt, braziliani e ka deklaruar gjithmonë qëllimin e tij për të sjellë trofe në “shtëpinë bardheblu”, por sezonin e dytë me Tiranën, këtë punë e ka marrë aq seriozisht sa është kthyer në obsesion. Aq sa për t’u treguar lojtarëve sesi shpallesh kampion, Ze Maria disa ditë më parë ka mbajtur edhe një leksion të gjatë rreth dy-tri orë, duke u përpjekur t’u mësojë lojtarëve filozofinë e të qenit kampionë, por jo vetëm
.
zE MARIA

INATI PËR RREGULLAT E ZBULUARA/ 
Zakonisht, klubi Tirana pas stërvitjeve dhe darkës zhvillon një analizë rutinë për punën e ditës që kanë lënë pas. Gjithsesi, trajnerit të bardhebluve duket se i ka djegur çështja e zbulimit të rregullave të tij nga “Panorama Sport”. Në një nga mbrëmjet e kësaj jave, trajneri ka zhvilluar një mbledhje të gjatë, ku ka kritikuar ashpër lojtarët. Sipas tij, futbollistët flasin me median, në kundërshtim me rregullat e vendosura prej tij, duke i sfiduar ato, sepse në të kundërt nuk shpjegohet zbulimi i rregullores së klubit në media. Ze Maria ka qenë shumë i irrituar, por si zakonisht ka kërcënuar futbollistët. Sipas tij, ai që kapet, do të ndëshkohet shumë rëndë.

ze-maria

LEKSIONE PËR T’U SHPALLUR KAMPIONË/
 Për lojtarët, historia e rregullores ishte gjysma e së keqes, pasi për gjatë dy orëve të tjera të mbledhjes, Ze Maria ka folur pa fund, por jo taktikë. Moral dhe psikologji sportive dhe sesi një skuadër mund të shpallet kampione. Me video, shembuj, histori personale e Botërore, braziliani u ka treguar lojtarëve në teori të qenit kampionë dhe cila është rruga më e mirë që duhet të kopjojë Tirana e 2018- s, për të fituar titullin e munguar prej 10 vitesh. Një leksion i gjatë teorik që ka vazhduar gjithë mbrëmjen dhe ka përfunduar rreth orës 22:00. Ze Maria ka prekur çdo detaj, duke treguar se e ka marrë seriozisht qëllimin e klubit, për t’u shpallur kampion këtë sezon në Kategorinë Superiore. Një dëshirë që është kthyer obsesion te Tirana.

Tirana

PREMTIMI/ Duket si utopike, por me rikthimin në Superiore, Tirana kërkon që të fitojë trofeun më të rëndësishëm të Shqipërisë, titullin kampion dhe kjo nuk është çudi. Janë mbushur plotë 10 vite që bardheblutë nuk e prekin këtë trofe, të cilin e kanë fituar 24 herë si asnjë skuadër tjetër në Shqipëri, por që për herë të fundit e kanë shijuar në sezonin 2008-2009. Ze Maria dhe klubi e kanë qëllim në vetvete titullin dhe kjo nuk fshihet më. Dhe pas dy sezoneve masakruese, që Tiranën e zbritën në Kategorinë e Parë dhe e kthyen sërish në elitë, bardheblutë tani gati për të luajtur 36 javët në Kategorinë Superiore, për t’u shpallur në fund kampionë të Shqipërisë. Kjo do të ishte dhurata më e bukur për tifozët bardheblu, të cilët prej 2017-s janë në “luftë” me klubin për “katrahurën” që ka ndodhur dy sezonet e fundit te Tirana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura