Mbledhje te Skënderbeu, ja vendimi që marrin lojtarët

Oct 16, 2018 | 16:04
SHPËRNDAJE

Pas bojkotit në stërvitjen e djeshme, klubi i Skënderbeut, ka organizuar një mbledhje urgjente me lojtarët. Edhe pse Takaj nuk ka qenë i pranishëm, në emër të tij para lojtarëve ka folur vetë trajneri Orges Shehi. Futbollistëve u është bërë e qartë që do të ketë garanci financiare në vazhdimësi.

skenderbeu-shehi-470x313

“Askujt prej lojtarëve të Skënderbeut nuk do t’i mbahet asnjë lek. Financat nuk kanë qenë kurrë problem për këtë klub”, mësohet të jetë shprehur Shehi para skuadrës.

Pritet që pas pak klubi të dalë zyrtarisht në një komunikatë në faqen e “Facebook”-ut në lidhje me këtë ngjarje. Lojtarët pas mbledhjes 30 minuta me Shehin kanë dalë në stërvitje si zakonisht, duke u bindur nga fjalët e trajnerit.

Lajmi për bojkot ka shqetësuar së shumti tifozët të cilët duke qenë kuriozë për ngjarjen e ndodhur kanë qenë të shumtë në numër, në stërvitjen e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura