Mbledhja në 9 Shtator/ Kush do ta drejtojë seancën e parë të Kuvendit, Berisha apo Tritan Shehu?

Aug 30, 2017 | 14:23
SHPËRNDAJE

Mbledhja e parë e seances parlamentare për legjislaturën e re do të jetë më datën 9 shtator, në orën 10.00.

berisha-ne-kuvend

Pas dekretit te djeshem te Presidentit Ilir Meta, pritet te caktohet edhe emri i kryesuesit te seances se pare te parlamentit te ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sipas rregullores se Kuvendit, kjo seance duhet te drejtohet nga deputeti më i vjetër, i cili është ish-kryeministri Sali Berisha.

Te kontaktuar nga gazeta “Panorama”, burime nga stafi i ish-kryeministrit bejne me dije se akoma nuk ka nje qendrim te Berishes per kete gje.

Por kujtojme se para kater vitesh, Berisha vete, nuk pranoi te ishte kryesuesi i seances se pare plenare dhe nisur nga kjo, me shume gjase edhe kete 9 shtator, Berisha nuk do te kjete kryeparlamenta per nje dite i Kuvendit te ri te Shqiperise.

Nëse kjo ndodh, pra Berisha nuk do të pranojë të jetë në drejtimin e seances, atëherë sipas Rregullores së Kuvendit, në drejtim do të jetë deputeti pasues më i vjetër, që është demokrati Tritan Shehu.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura