“Këtu po shkruhet historia”/ Tre liderët e BE-së mbërrijnë me tren në Kiev, pritet takim me Presidentin Zelensky dhe kryeministrin ukrainas

Mar 15, 2022 | 20:20
SHPËRNDAJE

Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke kanë mbërritur me tren në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin e vendit Denys Shmyhal.

volodymyrzelensky

Kryeministrat mbërritën në emër të këshillit të BE-së, tha kryeministri ukrainas në Twitter.

Udhëheqësit do të diskutojnë “mbështetjen e Ukrainës dhe forcimin e sanksioneve kundër agresionit rus”, shtoi ai.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki gjithashtu postoi në Twitter fotot nga takimi me dy homologët e tjerë.

“Këtu, në Kievin e shkatërruar nga lufta, po shkruhet historia. Pikërisht këtu, liria lufton kundër botës së tiranisë. BE-ja mbështet UA-në, e cila mund të llogarisë në ndihmën e miqve të saj – ne e sollëm këtë mesazh në Kiev sot”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura