Mbështetja e Holandës për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë, Rama: Vendi ynë u zhbllokua

Jun 16, 2021 | 14:03
SHPËRNDAJE

Gramoz_Ruci-doreheqja-PS-largimi-politika-Rama-perqafimi-PS-kryeministri-Kongresi-PS (17)Kryeministri Edi Rama ka reaguar për hërë të parë pas mbështetjes që ka dhënë parlamenti holandez për zhvillimin e Konferencës së Parë ndërqeveritare. Përmes një postimi në rrjete sociale, Edi Rama thotë se pas zgjedhjeve në Holandë, Shqipërisë iu hap rruga drejt procesit për integrimin europian.

“LAJM TJETËR I MIRË/ Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. *ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se s’ka kohë për pushim” – shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Gjatë ditës së sotme, ambasada holandeze njoftoi se Parlamenti i Holandës ka shprehur mbështetjen për hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë, pavarësisht kundërshtimeve që i ka bërë më parë.

Gjithashtu, qeveria holandeze thotë se Shqipëria ka bërë progres në fushën e reformës në drejtësi si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ditën e nesërme pritet të votohen dhe mocionet të cilat mund të ngrihen nga partitë politike ose grupet parlamentare.

Më 22 qershor të këtij viti, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Europian për cceljen e kuadrit negociator ku do të votohet nëse do i hapet rruga Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura