Holanda ndryshon qëndrim për integrimin e Shqipërisë në BE, mbështet zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare: Ka bërë progres në këto fusha

Jun 16, 2021 | 13:10
SHPËRNDAJE

shqiperi-be

Pas një kohe të gjatë kundërshtimi, Holanda ka ndryshuar qëndrim lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Parlamenti holandez ra dakord ditën e sotme që të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë pas miratimit të kuadrit negociator.

Ambasada Holandeze njofton se ditën e nesërme do të finalizohet votimi i mocioneve të cilat mund të ngrihen nga partitë e ndryshme ose grupet parlamentare. Sipas njoftimit, Holanda ka pranuar dhe mbështetur progresin e Shqipërisë në disa fusha si reforma në drejtësi apo dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Madje mediat holandeze shkruajnë se politikanët të cilët nuk e mbështetën një vit më parë Shqipërinë, këtë herë kanë dhënë nota pozitive. Sipas asaj që njofton ambasada holandeze, qeveria është e kënaqur që është krijuar një kuadër negociues i qartë dhe i qëndrueshëm për negociatat e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.

Vetëm pak ditë më parë, mbështetje për çeljen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare ka shprehur dhe Gjermania. Në një takim virtual mes ministrave të vendeve të BE-së, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas u shpreh se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së.

Në muajin mars të 2020-ës, Këshilli Europian vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe të mbajë Konferencësn e Parë Ndërqeveritare por pas plotësimit të disa kushteve në fushat e sundimit të ligjit apo dhe shtetit të së drejtës.

Më 22 qershor do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociator ku do të votohet nëse do i hapet rruga Shqipërisë për Konferencën e Parë ndërqeveritare.

Qëndrimi i Ambasadës Holandeze:

Politika e qeverise hollandeze ne lidhje me procesin e zgjerimit eshte strikte, e drejte dhe mbeshtetese/e angazhuar. Vendimet per hapat e metejshme qe duhen ndermarre ne lidhje me pranimin ne BE jane te bazuara ne meritat individuale te vendeve.

Ne mars 2020, Keshilli Europian vendosi te hape negociatat me Shqiperine dhe te mbaje Konferencen e Pare Nder-Qeveritare te 27 vendeve anetare te BEse me Shqiperine, nje here qe  nje sere kushtesh te ishin plotesuar kryesisht ne fushen e sundimit te ligjit/shtetit te se drejtes.

Qeveria hollandeze bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse theksohet ne perditesimin e raportit per Shqiperine.

Shqiperia ka bere progres ne fushat prioritare si reforma ne drejtesi dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shenuar progres, megjithese nje numer me i larte denimesh per zyrtaret e larte mbetet nje ceshtje e rendesishme per t’u mbajtur ne vemendje.

Qeveria hollandeze mundet kesisoj te bjere dakort per mbajtjen e Konferences se Pare Nder-Qeveritare me Shqiperine, nje here qe kuadri negociator te jete miratuar. Sot, shumica e parlamentit ra dakort qe te mbahet Konferenca e Pare Nder-Qeveritare me Shqiperine, pas miratimit te kuadrit negociator. Procedura do te finalizohet neser me votimin e mocioneve te mundshme te ngritura nga partite apo grupet parlamentare.

Qeveria hollandeze eshte e kenaqur qe eshte krijuar nje kuader negociues i qarte dhe i qendrueshem per negociatat e pranimit midis BEse dhe Shqiperise. Qeveria pret me kenaqesi mbajtjen e te pares Konference Nder-Qeveritare si nje nisje zyrtare e negociatave, nje trajektore intensive ne te cilen reformat ne fushen e sundimit te ligjit, shtetit se te drejtes, luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe fuquzimit te metejshem te institucioneve demokratike do te mbeten prioritete kyce.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/