“Mbaheshin në zyrë për ilustrim”, detaje të reja nga gjetja e armëve në Elbasan: Vetë shefi i Rendit lajmëroi policinë …

Jan 18, 2020 | 18:08
SHPËRNDAJE

SHÇBA ka gjetur te pakten 9 armë të mëdha në zyrën e shefit të policimit në komunitet në Elbasan Faik Ruko.

komisariati elbasan

Ky i fundit vetëm pak kohë kishte marrë këtë detyrë,ndërkohë që ky post më herët është mbajtur nga Abedin Halilaj. Armët thuhet se gjendeshin në zyrë të paktën prej 2 vitesh.

Burimet bëjnë me dije se armët ishin mbledhur nga aksionet në komunitet dhe mbaheshin në zyrën e sektorit të policimit për ilustrim.

Gjithashtu mësohet se ekzistojnë procesverbalet që armët kanë hyrë në komisariat konform rregullave nga zyra e armatimeve me dokumentacion përkatës.

Ishte Ruko që ka njoftuar SHÇBA për prezencen e armëve në zyrën e tij. Gjithësesi vijojnë hetimet për këtë rast, nese vertet kemi te bejme me nje situate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura