Maud Allen: Balerina lesbike, që tronditi Britaninë një shekull më parë

Jun 25, 2012 | 11:42
SHPËRNDAJE

Jeta e jashtëzakonshme e Maud Allen: balerina joshëse amerikane e akuzuar për veprime të paturpshme në skenë dhe marrëdhënie homoseksuale me gruan e ish-kryeministrit anglez, Herbert Asquith. Gjyqi i famshëm me anëtarin e Parlamentit, suksesi dhe rënia në harresë e protagonistes së dramës së Oscar Wilde, “Salome”

Marrëdhënia lesbike me gruan e një politikani, një proces gjyqësor për shpifje dhe një dramë që ndërthurte pasazhe biblike me aluzione seksuale, do të mbante mbërthyer publikun britanik në fillim të viteve 1900. Tashmë, përmes një tjetër drame vjen edhe një herë skandali, jeta dhe dashuritë e balerinës Maud Allan, plot një shekull pas sukseseve të saj të para. Por qysh para se të bëhej e njohur për kërcimin sensual, jeta e saj ishte përfshirë nga polemikat.
Nën emrin Beulah Maude Durrant ajo lindi në Toronto të Kanadasë, por fëmijërinë e kaloi në San Francisco përpara se të largohej për në Gjermani në 1895-n në moshën 22-vjeçare, për të studiuar Muzikë. Ndërkohë i vëllai, Theodore, vret dy vajza brenda në një kishë në Kaliforni dhe u bë i njohur në të gjithë SHBA-të. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me varje.
Në valën e atij që u quajt “Krimi i shekullit”, e ëma e këshilloi të ndryshonte mbiemrin. Ajo ndoqi këshillën e saj dhe mori mbiemrin Allan, që do të bëhej gjithashtu emri i artit. Ndonëse i përdori mirë të

Maud Allen duke interpretuar në dramën “Salome”, teksa mban në dorë kokën e Gjon Pagëzorit

dhënat për muzikë, Allan u bë e famshme kur nisi karrierën si balerinë. Emri i saj u lidh ngushtësisht me dramën “Salome” të Oscar Wilde, të cilën e realizoi dhe e interpretoi sipas versionit të saj, fillimisht në Vjenë në vitin 1906.
Drama origjinale është bazuar në historinë biblike të një vajze të re, Salomesë, e cila i kërkon Mbretit Herod kokën e Gjon Pagëzorit në një pjatë argjendi, si shpërblim për interpretimin e “Kërcimit të shtatë vellove”. Duke pasur parasysh lëvizjet e këtij kërcimi dhe ligjin britanik, i cili ndalonte përshkrimin nëpër drama të karaktereve nga Bibla, drama nuk e ndoqi kurrë rrugëtimin e saj në West End të Londrës.
Allan fitoi famë dhe njohje me performancën e saj “Kërcimi i 7 vellove” në dramën “Salome” të Oscar Wilde, ku ajo tregon kokën e prerë të Gjon Pagëzorit.
Pasi dha qindra performanca nëpër turne në të gjithë botën, popullariteti i Allan filloi të marrë të tatëpjetën rreth vitit 1918, kështu që ajo ndërmori një veprim të paturpshëm me shpresën për të fituar sërish pak nga adhurimi që publiku kishte për të. Ajo luajti në një performancë private “Vision of Salome” dhe sakaq e nervozoi anëtarin e Parlamentit, Noel Pemberton Billing. Ky i fundit njihej si mbajtës i krahut të djathtë ekstrem në politikë dhe ushqente teorinë konspirative homofobike, që fajësonte një axhendë sekrete homoseksuale për veprimet e Gjermanisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Billing është përmendur si shkaktar për rënien e Allan, ndërsa qarkullonin thashethemet se ajo kishte një marrëdhënie lesbike me Margot Asquith, gruan e ish-kryeministrit Herbert Asquith. Ai besonte se Allan dhe Asquiths ishin të dyja spiune gjermane, ndaj dhe bëri një shkrim dërrmues në gazetën e tij, ku kërcënonte atë dhe kërcimin e saj.

Maud Allen me Oscar Wilde

E sikur përmbajtja të mos ishte mjaftueshëm goditëse, ai e quajti  shkrimin “Kulti i klitorit”. Më pas, ajo e paditi për shpifje dhe sharje në artikull, ku ai pretendonte se ajo kishte kryer akte seksuale në skenë, dhe shteti pastaj ngriti një padi kundër saj duke e akuzuar si të tillë. Gjykimi u kthye në një spektakël që tërhoqi gjithë publikun britanik, që e pa atë si një pauzë të mirëpritur mes lajmeve të rënda të Luftës së Parë Botërore. Billing përfaqësoi veten gjatë çështjes, duke nxjerrë si një dëshmitar mbështetës surprizë lordin Alfred Douglas, i cili nga ana e vet ishte përfshirë në një lidhje romantike me Oscar Wilde. Teatri “Aurora” në San Francisko, i cili tashmë është duke vënë në skenë dramën “Salomania”, që ngrihet mbi jetën e Allan, e përshkruan çështjen gjyqësore si shumë të diskutueshme dhe të ngatërruar. Çështja gjyqësore e nxori të humbur Allan, Billing u rizgjodh në Parlament, ndërsa ajo ra në harresë. Në vitet që ndoqën historinë e gjyqit, ajo rreshti së performuari në publik. Duke iu referuar enciklopedisë së gay-ve, lesbikeve, biseksualëve, ajo la Europën dhe kaloi pjesën e mbetur të jetës së saj me sekretaren dhe të dashurën e saj Verna Aldrich në Los Angeles, Kaliforni. Megjithëse Allan vdiq në vitin 1956, trashëgimia e saj jeton tashmë në një mënyrë që i shkon për shtat: në skenë.
(Marrë nga “Dailymail.co.uk”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura